Telegrafi

Broja i kënaqur me debutimin, por jo me rezultatin

(Foto: Screenshot/SuperSport)

Debutimi i Armando Brojës ishte ndoshta e vetmja notë pozitive për Shqipërinë në humbjen nga Lituania (0-1).

Anësori 20-vjeçar u shfaq mjaft autoritar dhe me dëshirë të madhe për të bërë mirë, ndonëse luajti në një rol jo të tijin në krah.

“Jam shumë i kënaqur që luajta për herë të parë me Shqipërinë. Pata mundësi të qëndroj me çunat, të cilët janë shumë të mirë të gjithë dhe jam shumë i lumtur për debutimin, por jo për rezultatin”.

Lexo po ashtu Shqipëria humb nga Lituania në shtëpi, ndeshje e dobët e kuqezinjve

“Në futboll mund të luash në çdo pozicion dhe të sakrifikohesh për ekipin. Sot mu desh të luaja në të djathtë, pas dëmtimit të Roshit dhe është një rol që e kam bërë edhe më parë, ndonëse më shumë kam luajtur si sulmues”.

“(Besoj se ky ekip mund të shkojë lart), sepse kemi një skuadër shumë të mirë dhe do vijojmë të punojmë shumë, me kokën lart për të arritur te sukseset”, ka thënë Broja.