Armando Broja është një nga futbollistët më të dashur nga tifozët e Chelseat, por edhe nga tifozët shqiptarë.
Pas një kohe të gjatë që mbeti jashtë fushave shkaku i lëndimit, Broja është rikthyer dhe ka shënuar gol për Chelsean.
Gjithsesi sulmuesi shqiptar aktualisht mbetet jashtë fushave shkaku i një lëndimi të lehtë, derisa së fundmi ka qenë në një intervistë të veçantë nga kanali zyrtar i Chelseat.
Në një moment Broja u pyet për shqiponjën dy krenare me të cilën ai i feston golat.
Broja tregoi se shqiponja simbolizon shqiptarët dhe flamurin e Shqipërisë, derisa mesfushori i Chelseat, Conor Gallagher nuk e kishte ditur një gjë të tillë.
Football is inclusive for everyone. 💙
Watch Conor Gallagher and Armando Broja learn British Sign Language with @CadburyUK.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 31, 2023
Anglezi i tha Brojës se mendonte që e bënte shqiponjën duke imituar ish-sulmuesin francez të Chelseat, Nicolas Anelka i cili festonte me shqiponjë golat e shënuar.
Gjithsesi Broja i tregoi se është fjala për flamurin e Shqipërisë dhe mendimi i Gallagher bëri të gjithë të pranishmit të qeshnin. /Telegrafi/