Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen e parë në kampanjën kualifikuese të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë janë mposhtur në shtëpi nga Izraeli me rezultat 1-2, edhe pse kishin epërsinë nga pjesa e parë.
Armando Broja ishte shënuesi i vetëm për Shqipërinë, derisa aj pas ndeshjes ka thënë se kanë humbur shumë raste dhe se duhet të funksionojnë si grup.
“Unë them se nuk i përballova mirë, pasi nuk fituam ndeshjen. Për sulmuesin janë të rëndësishëm golat, por jo gjithçka, pasi duhet të fitojmë. Unë shënova, por humbëm edhe shumë raste. Duhet të funksionojmë si grup dhe kur të shkojmë në avantazh, të dimë të menaxhojmë ndeshjen për të fituar”.
“Taktikat i vendos trajneri, që në fund shtoi sulmuesit për të provuar diçka ndryshe, pasi ishim në humbje. Është mendim i tij dhe unë nuk mund të komentoj zgjedhjet e trajnerit. Futbolli luhet me pasa, por kur jam në fushë unë shoh gjithmonë hapësirat. Pashë një hapësirë dhe provova të shënoj, por nuk funksionon”.
“Gabime ka patjetër dhe unë bëra gabime, por duhet të vazhdoj të provoj për t’u përmirësuar. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, duke mbajtur topin dhe krijuar raste, por në pjesën e dytë qëndruam mbrapa dhe pësuam dy gola, duke humbur ndeshjen”, u shpreh Broja.
Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë ajo miqësore ndaj Estonisë në Tiranë më 13 qershor. /Telegrafi/