Site icon Telegrafi

Broja dhe dy të tjerë, Chelsea njofton për rikthimin e tre yjeve nga lëndimet

Chelsea ka vuajtur shumë nga lëndimet në muajt e fundit dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja është njëri nga ta që ka munguar gjatë.

Në fakt Broja është jashtë fushave thuajse që një vit dhe rikthimi është shumë pranë.

Përveç Brojës jashtë fushave janë edhe mbrojtësit Marc Cucurella dhe Ben Chilwell.

Lexo po ashtu Pochettino: Kush është Federata Shqiptare e Futbollit? Unë njoh Sylvinhon dhe Zabaletan

Por duket se kjo treshe ka lënë mbrapa lëndimet dhe janë të gatshëm për të qenë nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino.

Ka qenë faqja zyrtare e Chelseat në Instagram që ka publikuar fotot e tre futbollistëve duke shkruar se ata janë pranë rikthimit në fushë.

Ndeshja e fundit e Brojës me fanellën e Chelseat ishte më 11 dhjetor të vitit 2022 në një ndeshje miqësore ndaj Aston Villës ku sulmuesi shqiptar u largua pas 24 minutave lojë pasi këputi ligamentet. /Telegrafi/

Exit mobile version