Site icon Telegrafi

Broekers-Knol: Holanda mbetet përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në suaza të Asamblesë së 137 të Bashkimit Ndërparlamentar (BNP), që mbahte në Shën Petersburg të Rusisë, realizoi takim dypalësh me Ankie Broekers-Knol, kryetare e Senatit të Holandës.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi të veçantë për mbajtjen e këtij takimi, duke emarrë parasysh atë që Mbretëria e Holandës është një nga donatorët më të mëdhenj të Maqedonsië dhe përkrahës i përkushtuar i eurointegrimeve të vendit.

Duke theksuar se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka bashkëpunim shumëvjeçar të suksesshëm me Ambasadën holandeze në Shkup dhe me Qendrën holandeze për studime evropiane të sigurisë, kryetari i Kuvendit e informoi Broekers-Knol se në shtator të këtij viti u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim për organizim të trajnimeve për shërbim të Kuvendit.

Akie Broekers-Knol theksoi se në Holandë përcillet me veëmendje gjendja në Maqedoni dhe se vërehen lëvizjet pozitive dhe përparimi i arritur në marrëdhëniet me fqinjët. Ajo i përshëndeti përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe theksoi se do e përcjellë porosinë te Komisioni për punë të jashtme pranë Senatit, për intensifikim të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Broekers-Knol theksoi se Senati i Holandës është i gatshëm të japë çfarëdo përkrahje të drejtpërdrejtë për Kuvendit e Maqedonisë dhe si një ndër fushat ku mund të jepej përkrahje e menjëhershme është e-parlamenti.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi ftoi kryetaren e Senatit të Holandës për vizitë në Maqedoni, duke theksuar se nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar do të nxiten marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe./Telegrafi/

Exit mobile version