Trajneri i Milanit, Cristian Brocchi, i ka kërkuar lojtarëve të tij që të shpëtojën sezonin e dobët dhe të vështirë që mbylli Milani në Seria A duke fituar Kupën e Italisë.
Milani ka Kupën si shansin e fundit për të kapur një vend në Ligën Evropës sezonin e ardhshëm dhe e gjithë vëmendja dhe energjitë janë të përqendruar tek finalja ndaj Juventus.
Milani ka fituar Kupën e Italisë për herë të fundit në vitin 2003, pasi mposhti Romën me rezultat të përgjithshëm 6-3.
“Jo çdo ditë ju keni mundësinë që të fitoni tituj”, tha Brocchi në konferencën për media para finales.
“Do të jetë e mrekullueshme, sidomos për ata që kanë vuajtur ndër vite për të triumfuar në këtë kompeticion”, shtoi Cristian Brocchi.
“Lojtarët janë stërvitur mirë dhe jemi optimist se mund të triumfojmë në finale për t’i dhënë fund pritjes së gjatë”, theksoi ndër të tjera trajneri i Milanit.