Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt kanë impresionuar të gjithë me formën e tyre në këtë sezon te Ajaxi, por që në afatin kalimtar do të ndërrojnë skuadër.
Mesfushori tashmë e ka kompletuar transferimin te Barcelona, por që atij pritet t’i bashkohet edhe mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës holandeze në Camp Nou, ndërsa kërkohet edhe nga Juventus e Manchester United.
Por, duke lënë anash këta dy talentë holandezë, Ajaxi është tashmë e njohur si një skuadër që prodhon lojtarë të talentuar dhe që ndër vite janë bërë legjenda në futboll, ndërsa asaj rruge duket se po shkon edhe Bobby Brobbey.
Sulmuesi i talentuar sipas Transfer Markt në këtë sezon ka arritur të shënoi 34 gola në 35 paraqitje për U19, ndërsa aktualisht është vetëm 17-vjeçar. Në U17, ai kishte shënuar 26 gola në 24 paraqitje sezonin e kaluar, duke marrë vëmendje të madhe nga mediat vendore.
Brobbey ka lindur në Amsterdam në vitin 2002, ndërsa ka bërë dy paraqitje në fund për skuadrën e dytë t Ajaxit. Talenti tashmë e ka fituar medaljen e argjendtë me moshat e reja të Holandës, pasi kanë fituar Kampionatin Evropian për grupmoshat U17.
Ajax tashmë është shpallur kampion në Eredivisie, ndërsa në sezonin e ri me shumë gjasë do ta përfshijë në skuadrën e parë Brobbeyn, e që natyrisht se është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane si, Juventus, Manchester United e Inter. /Telegrafi/