Telegrafi

Brnabiq: Zgjidhja për Kosovën vetëm përmes kompromisit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot në Berlin se çështja e Kosovës mund të zgjidhet përmes kompromis.

Siç raporton “Tanjug”, për kreun e Qeverisë serbe kompromisi është një pikë në mes asaj se “Kosova është Serbi dhe asaj se Kosova është e pavarur dhe se Serbia do ta pranojë”, përcjell Telegrafi.

“Kompromisi është në mes këtyre dy palëve. Por, nëse dikush insiston se Kosova është e pavarur dhe se Serbia vetëm do ta pranojë, kjo nuk do të ndodhë, porse Beogradi do të vazhdojë të insistojë se Kosova është Serbi”, tha Brnabiq në Berlin, në Forumin evropian “Serbia në BE”, që po mbahet bë organizimin e Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Ajo ka thënë se Kutia e Pandorës është hapur para 10 vitesh, kur Kosova e ka shpallur pavarësinë

“Ne po përpiqemi ta mbyllim [Kutinë e Pandorës], por kjo do të jetë vështirë. Nuk di a do të jetë e mundur kjo, unë do të doja të gjejmë një kompromis dhe të gjithë së bashku të lëvizim kah e ardhmja”, tha Brnabiq. /Telegrafi/