Site icon Telegrafi

Brnabiq: S’ka dialog pa heqjen e taksës nga Prishtina 

Beograd, 23. novembra 2018.- Premijerka Ana Brnabic (na slici) izjavila je veceras da ce Srbija u ponedeljak podneti formalnu prijavu protiv Pristine zbog nepostovanja CEFTE. "Mi cemo preko vikenda i u ponedeljak podneti prijavu za nepostovanje CEFTE i od UNMIK-a, posto je UNIM potpisnik CEFTE, i traziti otpocinjanje formalnih konsultacija koji su obavezi prethodni postupak pre arbitraze. Cekacemo na odgovor od UNMIK-a i u ponedeljak cemo poslati formalnu prijavu", rekla je Brnabic na zajednickoj konferenciji sa predsednikom Srbije Aleksandrom Vucicem. FOTO TANJUG/ ZORAN ZESTIC/ nr

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, atëherë kur taksa të hiqet. Siç thotë ajo, kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa.

Në një intervistë për Televizionin Publik të Serbisë, Brnabiq, ka thënë se, “ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”.

Ajo ka komentuar dhe deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it, Vincennes Gras, se Njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë obligim që t’i kërkojnë dikujt leje për të ardhur në veri të Kosovës.

Shefja e qeverisë serbe thotë se pajtohet me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq që KFOR-i duhet të na japë një manual “çfarë mund, ose çka nuk mund të bëjnë”, përcjell Telegrafi.

“Është e njëjtë të thuhet se ushtria dhe policia serbe nuk guxon të hyjë, por policia komunale dhe se komunat tona kanë tanke… Serbia nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë”, tha ajo.

Kur është fjala për letrën që presidenti Donald Trump, që i dërgoi presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, Brnabiç thotë se është e befasuar.

“Letra është një thirrje për Prishtinën për të ndaluar provokimet. Siç tha presidenti, ne nuk do të kthehet në dialog, deri sa taksa është në fuqi”, tha Brnabiq. /Telegrafi/

Exit mobile version