Site icon Telegrafi

Brnabiq kërcënon: Shpresojmë të mos kemi nevojë ta përdorim ushtrinë, por opsioni është në tavolinë

Pas paralajmërimit nga Prishtina zyrtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se shpreson që Serbia nuk do të ketë nevojë ta përdorë ushtrinë, por pranoi se aktualisht një opsion i tillë ekziston në tavolinë.

“Shpresoj që kurrë nuk do të kemi nevojë ta përdorim ushtrinë tonë, por në këto momente një opsion i tillë është në tavolinë, pasi nuk mundemi të lejojmë një pastrim të ri etnik dhe stuhi tjera”, ka deklaruar Brnabiq para gazetarëve në Beograd, transmeton Telegrafi.

“Kur një vend e di se keni ushtri të fortë, atëherë duhet të ulen dhe të bisedojnë me ju”, ka shtuar kryeministrja serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version