Sot në kalimin kufitar Tabanoc-Preshevë, është lëshuar në përdorim projekti “One stop shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ishte në vendin e ngjarjes ku së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Por, ajo u përball me gazetarin e Klanit në Maqedoni, Furkan Saliu i cili kishte veshur një bluzë me fotografi të personaliteteve të njohura shqiptare.
Gazetari iu afrua kryeministres serbe për ta pyetur për kufirin Llojan-Miratoc por ajo çka binte në sy ishte bluza e tij. Kryeministrja serbe nuk dha përgjigje konkrete për këtë pyetje të Saliut.
Përndryshe, Brnabiq në fjalimin e saj tha se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.
Ajo nuk e la pa përmend edhe temën e taksës 100% nga Kosova për të cilën tha “Shumë më mirë është të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë. Prishtina duhet ta shqyrtoj vendimin rreth taksës për mallrat serbe”. /Telegrafi/