Site icon Telegrafi

Brnabiq: Nuk kemi biseduar për qëndrimin e Maqedonisë rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në pranimin e organizuar në Beograd me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë tha se Serbia do të bëjë çka është e mundur që me Maqedoninë të kenë marrëdhënie më të mira. Ajo ka theksuar se nuk ka biseduar me homologun e saj të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe as me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko në lidhje me çështjen e qëndrimit të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sonte nuk dua të flas për atë çështje. Sonte i festojmë marrëdhëniet tona të mira dhe Ditën e pavarësisë së Maqedonisë. Serbia është e hapur dhe fleksibile dhe ne do të bëjmë çka është e mundur që të kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme”, tha Brnabiq.

Në pritjen e zhvilluar në hapësirat e ambasadës së Maqedonisë në Beograd përveç kryeministres Brnabiq dhe ambasdores Jovanovska-Tipko, Ana Brnaviq, kryetari i Kuvendit, Maja Gojkoviq, Ministri i Punës, Zoran Djordjeviq, përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe personalitete nga jeta publike dhe kulturore e Serbisë./Telegrafi/

Exit mobile version