Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë pas takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor mbrëmë në Bruksel dhe bisedimeve mbi strategjinë e re të zgjerimit, se është e qartë se Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar në procesin e bashkimit në BE, duke theksuar se Serbia tashmë është dëshmuar si një partner i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe serioz.
“Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende që po negociojnë aktualisht. Një nga temat kryesore është se Shqipëria dhe Maqedonia do të fillojnë negociatat sa më parë që të jetë e mundur, ne shpresojmë në gjysmën e parë të vitit 2018. Kjo është në interes të të gjithë Ballkanit Perëndimor “, tha ajo në fund të darkës së punës të organizuar nga kryediplomatja evropiane, Federica Mogerini ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova