Telegrafi

Britney Spears uron të dashurin 12 vjet më të ri për ditëlindje dhe publikon fotografi atraktive krah tij

Britney Spears ka treguar më shumë dashuri për partnerin e saj, Sam Asghari, në prag të ditëlindjes së tij të 26-të.

“Urime ditëlindjen më herët”, Spears, 38-vjeçare, ka shkruar të hënën në Instagramin e saj. “Unë e dua atë më shumë se gjithçka. Urime ditëlindjen Sam Asghari”.

Këngëtarja e “Toxic” ka publikuar një sërë fotografish me të dashurin e saj, me të cilin ka filluar të takohet që nga viti 2016.

Në një pozë, ata janë duke buzëqeshur, në tjetrën dyshja shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin, gjersa tregojnë se janë më të lumtur se kurrë.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes është buzëqeshja juaj”, ka shkruar 26-vjeçari në postimet e njëjta që ka ndarë në Instagramin e tij.

Spears këtë muaj njoftoi se ka thyer këmbën e saj, gjersa publikoi një video duke vallëzuar në rrjetet sociale, madje momentin kur ndodhi incidenti.

Lexo po ashtu Britney Spears ndan video nga momenti kur këmba e saj u thye teksa vallëzonte

Megjithatë, në këtë situatë të vështirë ajo kishte pranë partnerin duke i thënë se, “Kur thyeni diçka, ajo ka tendencë të shërohet më fort sidomos kur jeni vajza ime”.

 

Spears më herët ka qenë e martuar dy herë, me shokun e fëmijërisë, Jason Alexander, martesa e të cilëve zgjati vetëm 55 orë, teksa për të dytën herë ishte e martuar me Kevin Federline me të cilin ka dy djem, Sean dhe Jayden. /Telegrafi/