Britney Spears ka reaguar ndaj dokumentarëve të fundit për jetën e saj të trazuar – seritë e New York Times, FX dhe Hulu të titulluar “Controlling Britney Spears”, si dhe të CNN-“Toxic: Britney Spears Battle For Freedom”.
Edhe pse ajo nuk specifikoi se cilit dokumentar po i referohej, të dy u publikuan gjatë fundjavës, Britney tha se shikoi njërën prej tyre, dhe u tha fansave se shumë nga ato që ajo pa nuk ishin të vërteta, shkruan DailyMail.
“Unë urrej t’ju informoj, por shumë nga ato që keni dëgjuar nuk janë të vërteta!”, tha Britney duke iu drejtuar fansave në një postim të gjatë në Instagram.
Një nga pretendimet erdhi nga një ish -anëtar i sigurisë i pretenduar se babai i Britney, Jamie Spears e kishte vajzën e tij nën mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë kujdestarisë së saj.
“Unë pashë pak dokumentarin e fundit”, pranoi Britney, dhe më pas dukej se kritikonte në mënyrë sarkastike programin për pasqyrimin e historisë së saj.
“Unë me të vërtetë përpiqem të shkëputem nga drama! Numër një … kjo është e kaluara !!! Numër dy … a mund të bëhet dialogu më klasik”, u shpreh këngëtarja.
“Numër tre … wow ata përdorën pamjet më të bukura në botë për mua!!Çfarë mund të them, përpjekje nga ana e tyre”, shtoi ajo.
Dukej sikur këngëtarja nuk ishte e kënaqur me pamjet që krijuesit e dokumentarëve kishin përdorur për të, për të cilat ajo ishte ankuar në të kaluarën.
Duke folur me gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Los Angeles, Brenda Penny në qershor, nëna e dy fëmijëve tha se ajo thjesht donte t’i ‘kthehej jeta’ e saj.
Këngëtarja e “Gimme More” ka qenë nën një urdhër gjykate për 13 vjet, ku babai i saj kishte pushtetin mbi të gjitha vendimet e saj personale dhe financiare. /Telegrafi/