Britney Spears pretendon që Justin Timberlake e tradhtoi atë më një ‘tjetër personazh të famshëm’ gjatë marrëdhënies së tyre në librin “The Woman In Me”.
U raportua se këngëtarja e “Toxic” nuk e ka përmendur emrin e gruas në librin e saj pasi ‘tani ka një familje dhe nuk dëshiron ta turpërojë’.
Ish-çifti u takua në vitin 1999 deri në 2002, me këngën e Timberlake pas ndarjes “Cry me a river” që bëri shumë të besojnë se Spears, 41 vjeçe, e tradhtoi gjatë kohës që ishin bashkë.
Anëtari i “NSYNC”, 42 vjeçar, nuk e akuzoi drejtpërdrejt ish-in e tij dhe ajo akoma nuk kishte folur.
Libri i Britney ndërkaq pritet të dalë i plotë më 24 tetor, përkundër se tashmë janë ndarë disa deklarata.
Përveç kësaj, artistja zbuloi se kishte një abort gjatë kohës që ishte në lidhje Justin Timberlake.
Ajo shkroi: “Kam rënë dakord që të mos kem fëmijë. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë”.
Mes tjerash, ajo theksoi se Justin nuk donte të bëhej baba asokohe.
E njëjta tani ka dy djem me Kevin Federline të quajtur, Sean Preston dhe Jayden. /Telegrafi/