Këngëtarja Britney Spears ka vendosur të fshijë llogarinë e saj në Instagram dhe këtë e bëri vetëm pak ditë pas martesës me Sam Asgharin.
Nuk është hera e parë që ylli i estradës u largua nga rrjetet sociale ku ndan shpesh foto e video, pasi një gjë të tillë e bëri edhe për kujdestarinë e saj në muajin mars.
Artistja amerikane ka qenë e përfshirë në disa polemika javëve të fundit për shkak të ceremonisë së dasmës, ku nuk kishte ftuar familjarët e as të vëllanë, Bryan Spears, 45-vjeçar.
Gjatë përpjekjes për të hyrë në Instagramin privat të yllit shfaqet gjendja ‘ më falni, kjo faqe nuk është e disponueshme’.
Britney u martua të enjten e kaluar në një ceremoni të zhvilluar në shtëpinë e saj, në Kaliforni.
Krahas familjarëve, të pranishëm në dasmë nuk ishin edhe dy djemtë e 40-vjeçares: Sean Preston dhe Jayden James.
Kjo ishte martesa e tretë për Britney, pas asaj me Jason Alexander dhe Kevin Federline.
Bashkëshorti i parë tentoi t’ia prishte dasmën, megjithëse u ndalua nga policia e vendit në një moment të fundit. /Telegrafi/