Telegrafi

The British School of Kosova ofron bursa shkollimi për atomistët

Instituti ATOMI dhe British School of Kosova (BSK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës këto dy institucioneve do të bashkëpunojnë në fusha dhe aspekte të ndryshme që lidhen me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, BSK ka ofruar disa bursa të plota për atomistët për nivele të ndryshme të shkollimit parauniversitar në BSK.

BSK është shkollë 12-vjeçare e licencuar nga MASHT-i.

Instituti ATOMI e falënderon BSK-në për bashkëpunimin me Institutin ATOMI dhe për përkrahjen e ofruar për atomistët!/Telegrafi/