Site icon Telegrafi

British Council mbajti konferencën rajonale nën skemën e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor

Më 13 dhe 14 maj, British Council mbajti një konferencë rajonale në Tiranë, si pjesë e Skemës së Bashkimit Evropian për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit paraqitën gjetjet nga hulumtimet mbi sfidat kryesore të agjendës për anëtarësim në BE për Ballkanin perëndimor dhe diskutuan mësimet e nxjerra nga këto fusha.

Diskutimet u pasuruan veçanërisht nga përvojat e pjesëmarrësve si pjesëtarë të shërbimeve të tyre përkatëse civile. Konferenca ishte një platformë për profesionistët e rinj për të identifikuar mësimet e nxjerra nga përparimi i tyre drejtë anëtarësimit në BE dhe për ta përdorur atë për të përmirësuar administratën publike në rajon.

Në kuadër të skemës së profesionistëve të rinj të financuar nga BE-ja dhe implementuar nga Këshilli Britanik, duke filluar nga tetori 2016, në kuadër të projektit, gjenerata e tretë e pesë shërbyesve civilë nga secili shtet nga Ballkani Perëndimor kaluan dy javë në Institutin d’Etudes Politiques (Sciences Po) në Paris në dhjetor 2018, poashtu vijuan edhe një program në Kolegjin e Evropës (College of Europe) në Bryzh në janar 2019, dhe bënë një shkëmbim rajonal në gjashtë kryeqytetet në mars 2019.

Përgjatë këtij shkëmbim rajonal, grupet u angazhuan në hulumtime dhe analiza në fushat relevante për antarsim në BE dhe agjendën e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, bazuar në përvojën e tyre si nëpunës civilë.

Qëllimi kryesor i konferencës në Tiranë ishte që të gjashtë grupet të paraqesin gjetjet e hulumtimit të tyre dhe të elaborojnë për rritjen e rolit të profesionistëve të rinj për një administratë publike moderne dhe efikase në rajon.

Temat që u trajtuan në konferencë mbuluan reformat e drejtësisë në kuadër të procesit të pranimit në BE; përmirësimin e sigurisë, migracionit dhe menaxhimit të kufirit; mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet WB6 në drejtësi dhe siguri, zbatimin e reformave kyçe të nevojshme për të përshpejtuar pranimin në BE; praktikat më të mira të BE-së dhe mësimet mbi politikat dhe veprimet e arsimit, punësimit dhe mobilitetit; Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe dialogut ndër-kulturor në Ballkanin Perëndimor; Tranzicioni në Ekonomi Digjitale për rritje më të shpejtë, shërbime të përmirësuara dhe krijimin e vendeve të punës; a siguron agjenda e ndërlidhjes stimuj të mjaftueshëm drejt një bashkëpunimi rajonal të qëndrueshëm?

Fjalimet mirëseardhëse u bënë nga Daniela Çekani, përfaqësuese e qeverisë së Shqipërisë, Stephen Stork, Udhëheqës i operacioneve, BE delegacioni i Shqipërise dhe Angus Bjarnason, zëvendës drejtor i Ballkanit Perëndimor British Council.

Zonja Çekani theksoi se: ” Unë besoj se mekanizmat si kjo skemë duhet të shumëzohen, sepse ato japin një vlerë të madhe në përmasa të shumëfishta: njohuri, praktikë, ekspertizë, shkëmbim, lidhshmëri, bashkëpunim, pajtim, rrjetëzim etj. Bashkëpunimi rajonal është gjithashtu i rëndësishëm kur bëhet fjalë për çështjet politike dhe institucionale që vendet përdorin për të gjetur dhe forcuar interesat e përbashkëta si dhe për të nxitur interesat e tyre kombëtare. Ky komponent shpesh konsiderohet vetëm në nivelet më të larta politike, duke harruar se në nivelet më të ulëta bashkëpunimi rajonal forcohet dhe praktikohet masivisht në baza ditore. Programet si YPS kontribuojnë shumë drejt arritjes së një bashkëpunimi rajonal të zgjeruar. ”

Zotëri Stork vuri në dukje se: “Duke u bazuar në përvojën pozitive të programit “Profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor” BE në Shqipëri mirëpret programin e ri për ngritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë.

Zotëri Bjarnason tha se: “Si British Council ne jemi shumë të lumtur që jemi të përfshirë në Programin e Profesionistëve të rinj të Ballkanit Perëndimor, pasi bashkëpunimi dhe puna përtej kufirit janë në zemër të asaj që bëjmë. Ky program ofron një model të shkëlqyeshëm për profesionistët e rinj për vendet WB6 të cilat së bashku ndajnë përvojat dhe zhvillojnë qasje të reja për sfidat e përbashkëta.’’

Exit mobile version