Megjithëse Britney Spears ka kaluar vitet e fundit në ngjyrën e saj platin, ndryshimi erdhi i shpejtë – ajo sapo debutoi një pamje të re në Instagram dhe duket mahnitëse.
Britney është shprehur shumë me anë të postimeve në Instagram kohët e fundit, nga fotografitë pa grim deri te biseda me fansat rreth eksperiencës së vaksinimit.
Mirëpo ndryshimi i fundit i Spears përfshin një kostum të shtypur leopardi, dhe flokë të gjata në ngjyrë të artë trëndafili. Në thelb, çdo koment i fansave ishte një britmë për transformimin, duke e quajtur atë një luaneshë dhe duke treguar mahnitjen për flokët rozë.
“Zonja mace pëlqen të kafshoj. Keni kujdes zonja dhe zotërinj”, mbishkroi ajo postimin që mahniti shumë persona.
Ndërsa është e paqartë nëse hija pastel është e përhershme, duket se Spears mund të bashkohet me radhët e yjeve si Chrissy Teigen, Sarah Paulson dhe Julianne Hough – të gjitha kanë provuar rozën këtë pranverë. /Telegrafi/