Një guximtar britanik u tërhoq zvarrë qëllimisht pas motoçikletës me një shpejtësi prej 257 km/h për të thyer një rekord botëror Guinness.
Jonny Davies mori përsipër sfidën në “The Ultimate Supercar Show” dhe ‘nguli’ këmbët në tokë pas Kawasaki Ninja H2 SX të modifikuar në pistën e asfaltit në Elvington Airfield në Yorkshire, Angli.
Motoçikleta arriti shpejtësinë prej 257 km/h gjatë aksionit, duke i dhënë atij rekordin botëror Guinness për shpejtësinë më të shpejtë të tërhequr zvarrë pas një motoçiklete.
Rekordi i mëparshëm prej 251 km/h u vendos nga britaniku, Gary Rothwell në vitin 1999.
“E dija se ishte më e shpejta që kisha shkuar ndonjëherë, sepse era ishte shumë e fortë. Këmba ime në fakt doli nga dyshemeja sepse era hyri nën të – ishte një ndjenjë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë, madje edhe në praktikë”, tha Davies. /Telegrafi/