Në qershor të këtij viti, Stefan Carr, 28-vjeç, ka sulmuar të dashurën e tij Bethany Marchant, 24-vjeçe duke e torturuar për orë të tëra, të cilës madje i kishte vënë litarin në fyt me të cilin e ngufaste.
E këtë lloj torture e kanë filmuar kamerat e sigurisë, ku në video shihet sesi Carr e bën gati litarin për varje, transmeton Telegrafi.
Gjykata në Leeds të Anglisië ka dënuar Stefan Carrin më 11 vite e tre muaj heqje lirie, për lëndimet trupore që ia kishte shkaktuar Bethany Marchant dhe ish-të dashurës tjetër.
“Kur më vuri litarin rreth fytit, isha e sigurtë që do të vdesë”, ka deklaruar Marchant, instruktore e vallëzimit që ka zbuluar detaje nga tortura për Sky News.
“Pasi tentoi të më ngufat disa herë, kam arritur të ikë dhe fshihem në tualet. Por kur dola jashtë, ai po më priste. Më vuri litarin rreth qafës dhe më tha se është vrasës profesionist, por që nuk dëshironte të sillej si një vrasës dhe se unë e kam detyruar të veprojë kështu. Aty më ngriti larg dhe më la të varur në litar për afro tre minuta. Në ato momente mendoja se djalin im dyvjeqar kurrë më nuk do ta shoh. Madje lutesha që të vdesë më shpejtë, sepse dhimbja ishte shumë e madhe”, ka shtuar ajo.
Bethany gjithashtu ka pranuar se nuk mund të besonte që partneri i saj ishte në gjendje të bëjë gjëra të tillë. Ajo ishte njohur me të në një kafiteri gjatë qershorit të vitit të kaluar, por më intensivisht filluan të shoqërohen në tetor.
E për ta fshehur fytyrën e tij të vërtetë sillej butë me të, i blinte vazhdimisht lule dhe për asnjë moment nuk e kishte ngritur zërin ndaj saj.
“Në natën e sulmit, ishim në apartamentin e tij, më tha se ka gjetur një tjetër dhe se është shumë më e bukur se unë. Filluam të grindemi, dëshiroja të largohesha, por ai nuk më lejonte”, ka shtuar ajo.
Me kalimin e minutave, Carr humbi durimin dhe filloi ta torturojë – dhe atë për orë të tëra. Në fund e ka futur në furgonin e tij, por ishin fqinjët që e kishin parë dhe kishte alarmuar autoritetet e sigurisë.
Me të shfaqur në vendin e ngjarjes policia, Marchant mori guximin të ikë nga furgoni dhe të vrapojë në drejtim të tyre. E ishin kamerat e sigurisë të vendosura brenda apartamentit të Carr që kishin filmuar sulmin, përfshirë edhe momentin kur e përgatiste litarin për ta varur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=12&v=8BXZMMoERtU