Një burrë britanik do të përballet me tre muaj burg ose mund të gjobitet me 10 mijë funte, pasi sipas policisë ai nuk donte të izolohej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, britaniku 26 vjeçar u arrestua në Ishullin e Manit të enjten mbrëma.
Ishulli i cili është trevë autonome e Britanisë së Madhe, miratoi të martën legjislacionin e urgjencës për të trajtuar shpërthimin e Covid-19.
Policia është udhëzuar të arrestojë çdo udhëtar që nuk arrin të izolohet per 14 ditë, edhe nëse nuk tregon simptoma të sëmundjes.
Ky është britaniku i parë që u arrestua për shkelje të rregullave të rrepta të karantinës, të cilat janë imponuar për të ndaluar përhapjen e virusit.
Tani 26 vjeçari mund të gjobitet me 10,000 funta ose të burgoset për tre muaj. /Telegrafi/