Telegrafi

Britaniku me “sy shqiponje” mbledh monedha në rrugë për 14 vjet, tanimë ka arritur në një sasi të pabesueshme (Foto)

Ian Watt sa herë që pa një monedhë në rrugë, u përkul dhe e mori. Dhe për 14 vjet ai ka mbledhur rreth një milion monedha.

Siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, teknologu në pension Watt (70) nga Great Lumley, Durham (Britani e Madhe), filloi të argëtohej duke kërkuar monedha, por një gjë e tillë për të u bë shumë shpejt pasion.

Madje, siç thotë ai, në momentin që e kuptuan pasionin e tij, edhe njerëzit që e njihnin mblidhnin monedha për të.

Së bashku me “asistencën e miqve” ai grumbulloi saktësisht 954,000 monedha të humbura, me vlerë 47,000 paund.

Por babai i dashur nuk ka mbajtur asnjë cent për veten e tij.

Në vend të kësaj, Ian i ka dhuruar të gjitha gjetjet e tij në një qendër kujdesi për të sëmurët në Durham, ku ai punon si vullnetar.

Një zëdhënës i kësaj qendre e ka përshkruar Ianin si një “frymëzim” për të tjerët. /Telegrafi/