Telegrafi

Britaniku shkon me kalë tek McDonald dhe porosit 100 “copëza pule”

Shumë nga ne nxitojmë kur shkojmë në një “drive-thru” të ushqimeve të shpejta, duke e shijuar luksin e mos daljes nga veturat tona për t’i marrë ushqimet tona të shijshme.

Zakonisht është e neveritshme të shkosh në këmbë nëpër një “drive-thru” të McDonald – kjo duke u bazuar edhe në emrin e shërbimit – dhe madje stafi mund t’ju injorojë.

Një person e ka anashkaluar këtë rregull, në fakt ai shkoi tek lokali i McDonald me kalë, duke kalëruar nëpër “drive-thru” për ta bërë një porosi të madhe, transmeton Telegrafi.

Duke përdorur platformën e rrjeteve sociale TikTok për ta treguar hyrjen, kalëruesi e postoi videon e tij ku ai porositi 100 “copëza pule” nga një lokal i zinxhirit të tij të preferuar të ushqimit të shpejtë në Londrën Lindore, raporton Mirror.

Burri, i cili në TikTok postoi nën emrin @theblessenquestrian, në video shkroi: “Ne u lodhëm pas kalërimit tonë, kështu që shkova që t’i marr 100 copëza pule”.

@theblessedequestrian After our hack we got hungry, so I went to get 100 chicken nuggets @mcdonaldsuk @mcdonalds #TheBlessedEquestrian #Mcdonals #viral #Chickennuggets #entertainment #funnyvideos #food #uk #horse #fyp #funny ♬ original sound – Blessed✝️

Në videon e postuar, kali ecën në drejtim të dritares të “drive-thru” përderisa kalëruesi e bënë porosinë – pastaj ecën deri tek dritarja tjetër për ta marrë qesen e madhe plot me McNuggets.

Videoja qesharake është bërë virale në platformën në fjalë, duke marrë mbi 1.6 milionë shikime deri tani. /Telegrafi/