Site icon Telegrafi

Britaniku rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një njeri të paralizuar, pasi objekti ku banonte ky i fundit u kaplua nga zjarri

Një baba hero ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një njeri të pastrehë dhe me aftësi të kufizuara, nga një ndërtesë që mori flakë në Britani të Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kyle McAndrew, 32 vjeç, shpëtoi burrin e paralizuar, nga një objekt depozitimi, që u kaplua nga zjarri të hënën, në Saughton Park të Edinburgh.

Bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes, babai i tre fëmijëve po luante me djemtë e tij, Kai, nëntë vjeç dhe Kayden, tetë vjeç, ndërsa e pa tymin që vinte nga strehimi.

Ai pretendon se ka ndjekur një grup adoleshentësh, për të arritur deri tek kompleksi ku gjendej burri, dhe befas dëgjoi klithmat për ndihmë nga brenda./Telegrafi/

Exit mobile version