Telegrafi

Britaniku që mund të konsumojë 10 hamburgerë në katër minuta, thotë se dëshiron që e bija 18-vjeçe të ndjekë hapat e tij

Kampioni në ngrënie të ushqimit që ka aftësinë të “gëlltit” 10 hamburgerë me djathtë në vetëm katër minuta e gjysmë, ka thënë se dëshiron që vajza e tij 18-vjeçe që ndjek hapat e tij.

Britaniku John Daëes, 43-vjeç nga Billingham, Teeside, i njohur si “bisha” për aftësitë në konsumimin e volumit të madh të ushqimit për pak minuta, thotë se dëshiron që e bija e tij të shkojë hapave të tij, transmeton Telegrafi.

Shoferi i Amazon, ka dëshmuar aftësitë e tij në ngrënien e 20 salsiçeve dhe një kilogram pure brenda pesë minutave, dhe konsumimin e 10 mijë kalorive në vetëm një shujtë.

Ai tani po trajnon të bijën e tij Katie, në artin e garimit në ngrënie – duke shpresuar se ajo do të vazhdojë trashëgiminë familjare.

18-vjeçarja ka filluar të marrë leksionet e para – duke ia bërë të ditur se për një garë dhe titull të tillë duhet të punojë shumë.

Ajo vazhdimisht trajnohet në ngrënien e hamburgerëve dhe salsiçeve, me qëllim që të jetë e gatshme për garat që mbahen në vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/