Telegrafi

Britaniku pretendon se u shërua nga coronavirusi falë një recete të vjetër, nuk deshi të pi antibiotikë

Britaniku Conor Reed, 25-vjeç, arsimtar i gjuhës angleze në Uells, ishte infektuar me coronavirus në qytetin kinez Wuhan rreth dy muaj më parë, megjithatë pretendon se është shëruar me verë të vluar të cilës i shtoi mjaltë.

Reed tre vitet e fundit i ka kaluar në Kinë, kurse gjashtë muajt e fundit në Wuhan. Por pasi kishte probleme me frymëmarrje dhe kollitje, shkoi në një spital në pjesën qendrore të Kinës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kollitet gjatë fjalimit, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë me një dozë humori: Mos u brengosni nuk është corona

“Kam përdorur inhalues që më ka ndalur kollitjen dhe vazhdimisht kam pirë verë me mjaltë. Është një ilaç i vjetër, por duket se ka kryer punë tek unë. Nuk doja të pija antibiotikët që mi kishin përshkruar mjekët”, ka deklaruar ai për mediat britanike.

Vetëm dy javë pasi është liruar nga spitali, thotëse e kishte kuptuar se ka qenë i infektuar me coronavirus.

Lexo po ashtu Humb jetën personi i dytë jashtë Kinës nga coronavirusi, rritet numri i viktimave – shkon në 425

Ai ka folur edhe për jetën që zhvillohet në qytetin Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e coronavirusit. Pranoi se është shndërruar në “qytet fantazmë” brenda të cilit mungon ushqimi, barnat dhe maskat mbrojtëse. /Telegrafi/