Telegrafi

Britaniku organizon stërvitje me fqinjët, para dyerve të shtëpive – gjatë karantinës

Një grup fqinjësh në Londër kanë punuar së bashku, për të mbajtur format e tyre trupore në mes të bllokimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stërvitjet filluan nga iniciativa e Simon Garner dhe janë të hapura për banorët e të gjitha moshave.

Garner gjithashtu krijoi një llogari në Intsagram të quajtur “On The Step”, për të bërë të ditur seancat e ushtrimeve.

Në një video të shpërndarë në Instagram shihen teksa fqinjtë përdorin lloje të ndryshme të improvizimeve të “peshave të rënda”, duke përdorur kanaçe e fshesa të ndryshme. /Telegrafi/