Telegrafi

Britaniku ndaloi veturën në mes të rrugës dhe bëri diçka të pabesueshme: Policët u tronditën, kamera regjistroi gjithçka

Një ngjarje e çuditshme është regjistruar pranë Cambridgeshire, në rajonin lindor të Anglisë, kur oficerët e policisë gjetën një automjet të parkuar në mes të rrugës.

Ata iu afruan veturës rreth orës 4:15 të mëngjesit, duke menduar se ishte e prishur dhe e gjetën shoferin duke fjetur brenda. Burri kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërsa motori punonte pa probleme.

Sapo roja i sigurisë trokiti në dritare, shoferi u zgjua. Ai i është përgjigjur pozitivisht pyetjes “a je mirë”.

Pas një bisede të shkurtër, shoferi pranoi se kishte pirë atë mbrëmje, ndërsa policët u tronditën nga fakti se e kishte zënë gjumi në mes të rrugës, në vend që të parkonte në ndalesë.

“Ti ndalove në mes të rrugës dhe këtu është kryqëzimi”, tha polici.

Shoferit iu desh të bënte një test alkooli që tregoi se ai e kishte tejkaluar kufirin ligjor, megjithëse nuk e besonte rezultatin.

Ai më vonë u paraqit në Gjykatën e Peterboroughut dhe u deklarua fajtor për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, raporton Daily Star.

Ai u ndalua të drejtonte veturën për tre vjet e gjashtë muaj dhe do t’i duhet të bëjë 120 orë shërbim në komunitet. /Telegrafi/