Midis pesë personave që Jake Davison vrau mbrëmë në Plymouth ishte nëna e tij Maxine Davison, 51 vjeçare kanë konfirmuar policia e Devon dhe Cornwall.
Policia thotë se po heton historinë e burrit, i cili kishte leje për armë zjarri dhe vrau pesë persona, përfshirë një vajzë trevjeçare, në të shtënat e para masive në Mbretërinë e Bashkuar pas 11 vjetësh.
Motivi i sulmuesit 22-vjeçar, Jake Davison, i cili vrau veten të enjten mbrëma pas të shtënave prej gjashtë minutash në një lagje të qetë në Plymouth në jugperëndim të Anglisë pranë bazës më të madhe detare në Evropë, nuk dihet ende, raporton bbc.
Por policia Devon dhe Cornwall kanë përjashtuar terrorizmin, përfshirë lidhjet me grupet e ekstremit të djathtë.
Pasi vrau nënën në shtëpinë e saj, Davison vrau një fëmijë dhe kushëririn e saj 43-vjeçar në rrugën pranë shtëpisë. Ai më pas vrau një burrë dhe një grua që ishin aty pranë, tha policia.
Dy vendas të tjerë morën plagë “të rëndësishme” nga plumbat, por ato nuk janë kërcënuese për jetën, u tha gazetarëve shefi i policisë lokale Shaun Sawyer, duke shtuar se Davison kishte licencë për armë që nga viti 2020. /Telegrafi/
For all those getting their knickers in a twist about this video, I highly doubt this is any of the victims. It is Jake Davison the #Plymouth killer after police shot him. He was heavy set. I also spot a gun. https://t.co/bDGL2NC1Gz
— Dat Brown Skin Gal 🐾🎸🇬🇩🇻🇨🇳🇬🇵🇸 (@missdemenor) August 13, 2021