YouTuber dhe eksplorues urban Moxley vizitoi së fundmi një spital të braktisur në Leeds, i ndërtuar në mesin e shekullit të XVII-të.
Objekti Meanwood Park Hospital ka kohë që po kalbet në heshtje, ndërsa rreth tij qarkullojnë histori të ndryshme. Sidomos për gjoja regjimin e rreptë që zbatohet ndaj pacientëve.
Moxley fillimisht filmoi ndërtesën e rrënuar me një dron dhe më pas vuri re se po vëzhgohej nga oficerët e policisë në një automjet.
“Ata qëndruan përballë meje. Nuk më pyetën asgjë, kush jam dhe çfarë po bëj këtu. Pas një kohe ata u larguan, sikur nuk donin të afroheshin më shumë”, tha ai.
Ndërtesa e braktisur në Leeds është burimi i shumë historive fantastike dhe më e përfolura është “zonja gri” fantazmë që e viziton atë natën. Duhet theksuar këtu se histori të ngjashme gjenden në të gjithë Britaninë dhe janë pjesë e folklorit vendas.
Para se të vizitonte spitalin, Moxley kishte instaluar një aplikacion për të kthyer tingujt/sinjalet në fjalë (Spirit Talker), por sigurisht që nuk e priste të dëgjonte këtë mesazh rrëqethës “e keqja është kudo”.
Pikërisht kjo është dëgjuar në telefonin e tij teksa endej nëpër korridoret e errëta e të zymta dhe kërkonte detaje interesante, raporton dailystar.
Në një moment ai hasi në një mur që dikush kishte filluar ta gërmonte. Megjithatë, ai vendosi të vazhdojë, pasi dyshemeja me dërrasë nuk dukej mjaft e sigurt.
Kolegu i tij i cili njëkohësisht po hetonte një pjesë tjetër të spitalit të braktisur më vonë tha se “diçka ekziston patjetër. Diçka e ndjek këtë ndërtesë”.
Mbetet e paqartë pse oficerët nuk e ndaluan Moxleyn, megjithëse eksplorimi urban nuk është i paligjshëm në Britani.
“Vizita” të tilla nuk cilësohen si vepër penale dhe forcat e rendit reagojnë nëse dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme, si vjedhje.