Një shofer britanik që bleu një Ferrari e përplasi atë vetëm pasi kishte vozitur me të më pak se dy milje (3.2 kilometra), tha policia.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, makina sportive luksoze pësoi dëmtime të mëdha pas përplasjes në qytetin Derby të Anglisë.
Autoritetet thanë se shoferi i cili kishte blerë Ferrarin këtë mëngjes, nuk pësoi lëndime dhe asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë.
Makina është larguar nga rruga. /Telegrafi/