Fabio Jackson nga Britani e Madhe ka bërë famë për shkak të ngjashmërisë së madhe me mbretin e muzikës pop – Michael Jackson.
Ky 28-vjeçar pretendon se çdo ditë e ngatërrojnë me këngëtarin amerikan, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ai ballafaqohet edhe me njerëz që e akuzojnë se përmes ndërhyrjeve estetike ka arritur të ngjasojë me mbretin e popit.
@theefabiojacksonJust grew up♬ Lost Souls – lizok
E për t’ua hedhur poshtë pretendimet, Fabio ka publikuar një video në të cilën tregon imazhe nga fëmijëria, si dëshmi se gjithmonë është dukur sikur Michael Jackson.
Madje ka shtuar se për shkak të ngjashmërisë shpesh është keqtrajtuar në shkollë.
@theefabiojackson You want to bamba ? #foryourpage ♬ Ameno Amapiano Remix (You Wanna Bamba) – Goya Menor & Nektunez
Edhe pse ka mohuar se ka kryer ndërhyrje estetike, Fabio pranon se përdor makijazh për të pasur ngjyrën e tenit të ngjashëm me atë të yllit të hitit “Beat it”. /Telegrafi/