Kriza e vazhdueshme në rritje e kostos së jetesës ka nxitur një sërë biznesesh të ushqimeve të ngritin çmimet, dhe kjo sigurisht se ka ndikuar edhe tek shumë dyqane të patateve të skuqura që njerëzit i frekuentojnë rregullisht.
Një vakt me patate të skuqura ka qenë një gosti e preferuar e së premtes mbrëma në mesin e britanikëve, por jo prej asaj që ju zakonisht pritni që të jetë më e shtrenjtë.
Megjithatë, një burrë anonim pretendon se ditëve të fundit është tronditur paksa pasi një ditë ai e vizitoi dyqanin e tij të preferuar të patateve të skuqura, vetëm për të parë se çmimi i patateve të skuqura me kaçkavall dhe sos curry do të ishte 7.50 euro, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.
Ai pretendoi se porcioni ishte i njëjtë me porcionin e zakonshëm të dyqaneve tjera, dhe konfirmoi se kaçkavalli ishte çedar i pjekur e jo një kaçkavall elegant brie siç sugjeronin disa të tjerë.
Duke e shpërndarë në Reddit një fotografi të tabelës së çmimeve, britaniku anonim shkroi: “Çmimi për të shtuar kaçkavall në dyqanin tim të preferuar. Patatet e skuqura të zakonshme me kaçkavall dhe sos curry më kushtuan mua 7.50 euro”. /Telegrafi/