Telegrafi

Britaniku 71-vjeçar do të martohet për të nëntën herë, edhe pse nusen e re ende nuk e ka takuar

Burri më së shumti herë i martuar në Britani ka vendosur të lidh nyjën për herë të nëntë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ron Sheppard, i cili i ka propozuar Rose Hans, 30 vjeçe, përmes mesazheve – pas një romance njëvjeçare.

Ai shpreson të martohet me amerikanen në shkurt – e cila sapo ka mbaruar një kurs infermierie në Gana – kur ajo planifikon të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar për punë.

Madje, thuhet se 71-vjeçari, nga Somerset, nuk e ka takuar nusen e tij deri më tani.

Rose Hans, 30 vjeç, po planifikon të vijë në Mbretërinë e Bashkuar për punë në shkurt

Babai i tetë fëmijëve Ron, një menaxher në pension i argëtimeve, u martua për herë të parë në vitin 1966 në moshën 19 vjeç.

Ron, i cili është quajtur “Zoti i unazave të dasmave”, thotë se martesa e tij më e gjatë zgjati 12 vjet dhe më e shkurtër ishte rreth 10 muaj.

Martesa e tij e fundit mbaroi kur gruaja Weng e akuzoi atë për mashtrim por ai pretendon se marrëdhënia e tyre u prish para kësaj.

Por e gjithë kjo nuk ka rëndësi tani pasi ai e ka takuar “njeriun e përsosur”.

Ron me Weng

Duke folur për romancën e tij të re, ai i tha The Sun: “Unë e di që Rose është e duhura. Nuk ka rëndësi që ne nuk jemi takuar pasi mund të them se ne jemi një çift i përsosur”.

Ai vazhdoi: “Ajo nuk është vetëm e bukur nga brenda, por ajo ka atë bukuri të brendshme. Ajo është thellësisht e dashuruar me mua dhe unë jam me të. Unë ende nuk i kam thënë familjes time, por ata e dinë se çfarë dua”. /Telegrafi/