Site icon Telegrafi

Britaniku 5 vjeçar mori një nga letrat e fundit të shkruara nga Mbretëresha një ditë pasi ajo ndërroi jetë

Një djalosh 5 vjeçar ka pranuar një nga letrat e fundit të dërguara nga Mbretëresha Elizabeth II, vetëm një ditë pasi ajo ndërroi jetë.

James McConnell i shkroi një letër të përzemërt monarkut të ndjerë gjatë një udhëtimi me familjen e tij në Londër gjatë Jubileut të Platinit.

Djaloshi nga Birtley i Gateshad, shkroi: “E dashur Mbretëreshë, Gëzuar Jubileun e 70-të të Platinit. Faleminderit nga James”, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Por babai i tij Graeme McConnell mbeti i habitur kur James mori një letër nga Buckingham Palace të premten e 9 shtatorit, një ditë pasi Elizabeth II vdiq.

Ajo që e bëri letrën edhe më të trishtuar ishte se ajo e mbante datën e një dite më parë – ditën që ajo kishte humbur jetën.

Përgjigja mbretërore përmbante një fotografi të Mbretëreshës së ndjerë dhe lexonte: “Unë ju dërgoj falënderimet e mia mirënjohëse për mesazhin tuaj të sjellshëm me rastin e Shtatëdhjetë vjetorit të Hyrjes sime në Fron, Elizabeth R 2022”.

Babai Graeme tha: “Sapo po bëhesha gati të dilja dhe kambanat për Mbretëreshën filluan të binin, kur letra doli u fut nga dera. Ishte mjaft emocionuese. Ishte vërtet prekëse.

“James i pëlqen çdo gjë që ka të bëjë me mbretëreshën. Ai e kupton që mbretëresha ka vdekur dhe ajo ka shkuar të jetojë në parajsë. Duhet të ketë qenë një nga letrat e fundit që dërgoi ER”, bëri të ditur McConnell.

“Do të ketë qenë një zonjë që punon në pallat që e dërgoi atë. Por James mendon se ajo u ul dhe e shkroi këtë letër para se të vdiste. Unë nuk dua ta prish këtë moment për atë”, shtoi tutje Graeme. /Telegrafi/

Exit mobile version