Një grua britanike ndau një video në TikTok kur transformon shtëpinë e saj në një Pol të Veriut duke hedhur në dysheme mijëra copëza të topave të vegjël për t’u dukur si borë.
Sam Grace e postoi videon të mërkurën, por mori komente të përziera nga përdoruesit, derisa njëri shkroi se “ishte e dhimbshme për t’u parë”, transmeton Telegrafi.
“E ktheva sallonin në Pol të Veriut”, është mbishkrimi që i dha Grace kësaj videoje, që ka grumbulluar 19 milionë shikime.
@samgrace_22Turning my front room into the north pole♬ original sound – Christmas Countdown?
Në këto pamje, gruaja në fakt hezitonte disi ta bënte këtë rrëmujë me mijëra topa të vegjël të bardhë, përpara se t’i dorëzohej tundimit dhe t’i shpërndante ato përreth dyshemesë. /Telegrafi/