Palltoja e një gruaje në Angli u përfshi nga flakët pasi bateria e saj e cigareve elektronike ‘shpërtheu si një fishekzjarr’ në xhep.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Beckett, 37-vjeçare, ishe duke bërë Pazar në Aldi, në Newton-le-Willows, Merseyside, kur filloi të ‘ndiente dhe të dëgjonte diçka në xhepin e saj’.
Ajo hapi pallton e saj dhe bateria e kuqe e nxehtë rrëshqiti nga vrima që e kishte shkrirë dhe ra në dysheme, duke shkëlqyer ende në portokalli.
Sarah bërtiti me zë të lartë kur kuptoi se ishte në zjarr dhe një çift i moshuar nxitoi të përdorte ujin nga shishet që gjendeshin në raftet e dyqanit për të shuar flakët.
Burri i saj Andrew tani beson se aksidenti u shkaktua nga bateria rezervë e cigareve elektronike që Sara kishte në xhep. /Telegrafi/