Telegrafi

Britanikja organizoi një festë për shkurorëzimin – kompania që ka bashkëpunuar edhe me Rita Orën, tregoi sa qindra mijëra euro kushtoi ndeja

Një grua britanike organizoi një festë luksoze me rastin e shkurorëzimit në Spanjë ndërsa harxhoi të gjitha paratë e alimentacionit.

Festa e “Ditës së Valentinit” u zhvillua në një rezidencë afër Malagas dhe 20 gra morën pjesë në të, raporton metro.co.uk.

Baker Debbie Wingham, 42 vjeç, tha se ishte porositur të bënte “ëmbëlsirën më të madhe të Shën Valentinit në botë” për ngjarjen – dhe ajo kushtoi rreth 24 mijë euro.

Secila grua mori si dhuratë një çantë në fund të ndejës në vlerë të rreth 12 mijë eurove.

Ndërsa identiteti i gruas që organizoi festën mbetet i panjohur, kompania njoftoi se e gjithë ngjarja kushtoi mbi 292 mijë euro.

Ndryshe, ngjarja ekstravagante u organizua nga DM Promotions, të cilët thonë se kanë punuar edhe me këngëtaren shqiptare, Rita Orën si dhe atë prej Barbadosit, Rihanna. /Telegrafi/