Personi i parë në botë që ka marrë vaksinën kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike Pfizer, ka marrë dje edhe dozën e dytë, shkruan BBC.
Margareth Kinan ka marrë vaksinën e dytë në spitalin Conventry, tri javë pasi mori vaksinën e parë, transmeton Telegrafi.
Drejtori i përgjithshëm i spitalit, Andy Hardy, ka thënë se spitali është “i kënaqur” që sërish patën rastin t’i urojnë mirëseardhjen gruas së moshuar.
Kujtojmë që për të fituar imunitetin e nevojshëm kundër COVID-19, nevojitet që çdo pacient t’i merr dy doza.
E kjo grua e moshuar nga Britania e Madhe, vaksinën e parë e kishte marrë më 8 dhjetor, një javë para se të festonte 91-vjetorin e lindjes.
E këtë moment e ka përshkruar si dhuratën më të mirë për ditëlindje. Ajo është duke e rimarrë veten pas dozës së dytë, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij spitali. /Telegrafi/