Historia e Kitty O’Brien (32) nuk lë askënd indiferent dhe mediat britanike i kushtuan vëmendje asaj.
Banorja e Worcestershire pretendon se dëgjoi djalin e saj 18 muajsh, Jenson, duke qarë në shtrat, pas së cilës ajo hyri në dhomën e tij. Ajo që ndodhi më pas i shkaktoi frikë të madhe.
Teksa po dilte nga dhoma e foshnjës, ajo dëgjoi një zë nga monitori i instaluar i foshnjës, raporton thesun.
“Ishte pesë e mëngjesit dhe dukej sikur dikush po thoshte ‘përshëndetje’”, shpjegoi nëna.
Ajo i ka treguar të shoqit se çfarë ka ndodhur, kështu që së bashku e kanë shqyrtuar regjistrimin, pasi pajisja është e lidhur me celularin.
Ata kanë arritur në përfundimin se “dikush ka folur” përmes monitorit të bebeve dhe pretendojnë se nuk ishte hera e parë.
“Nuk mund ta besoja. Kur shikova videon, kuptova se çfarë kishte ndodhur. Është e tmerrshme”, tha Kitty.
Ajo shton se gjashtë muaj më parë ka dëgjuar diçka edhe më ogurzezë.
“Pastaj dukej sikur dikush thoshte ‘përshëndetje, a më dëgjon’. “Unë dhe burri im jemi mjaft të mërzitur dhe të inatosur”, tha gruaja.
Kompania që prodhon sistemin e mbikëqyrjes thotë se tingujt janë rezultat i një “bug in the system”, pra se askush nuk e ka hakuar pajisjen.
“Ne arritëm në përfundimin se anulimi i jehonës akustike shkaktoi tingullin e paidentifikueshëm që dëgjuan prindërit”, tha ai. /Telegrafi/