Një gjyshe që është dashuruar në vallëzim, ka arritur t’i bëjë të gjithë për vete gjatë një performance në një klub nate në Britani të Madhe.
Bëhet fjalë për 92-vjeçaren nga Liverpooli, e cila u tregoi të pranishmëve se akoma është në formë, dhe se mund të realizojë lëvizjet e saj unike pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.
Në një video amatore ajo shihet e rrethuar nga të pranishmit, që e duartrokisnin derisa ajo vallëzonte nën tingujt e muzikës.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë, Marie arriti të realizojë disa nga lëvizjet që i kishte praktikuar qysh në rini.
Pamjet e vallëzimit të saj janë shpërndarë në rrjetet e ndryshme sociale dhe kanë dëshmuar se vitet janë thjesht numra. /Telegrafi/