Site icon Telegrafi

Britanikja 7-vjeçe ia shpëton të ëmës jetën pas sulmit epileptik, tregon si ia arriti qëllimit

Jessica, 7-vjeçe nga Britania e Madhe ka fituar epitetin e heroinës, pasi ka arritur t’ia shpëtojë jetën të ëmës, duke i ofruar ndihmën e parë.

Në momentin kur po zhvillohej drama, ajo i kishte hedhur një gotë me ujë në fytyrë të ëmës që kishte pësuar sulm epileptik, me qëllim që ta këndell, transmeton Telegrafi.

Ajo më parë ka filluar t’ia jep ndihmën e parë, e pasi tentoi t’i telefonojë ndihmës së shpejtë, e kuptoi se i duhen gjurmën e gishtërinjve të nënës për ta bërë një gjë të tillë, dhe disi edhe ia ka arritur qëllimit.

“Kur u këndella pash rreth vetes mjekët dhe Jessican e kapluar nga paniku. Jam shumë krenare me të, është një vajzë shumë e guximshme. E di se ka qenë shumë e vështirë për të, por ajo ka arritur të më shpëtojë”, ka deklaruar e ëma e saj.

Më vonë në spital është zbuluar që e ëma e Jessica, Beky vuan nga epilepsia.

“E pyetua, si e dite se çfarë duhet të bësh?” shtoi Beky, ndërkaq ajo i është përgjigjur: “E kam parë një gjë të tillë duke e bërë dikush në YouTube”.

E për këtë gjest të madh, menaxhmenti i shkollës e ka dekoruar vogëlushen, kurse ajo tani dëshiron të bëhet mjeke apo infermiere. /Telegrafi/

 

Exit mobile version