Telegrafi

Britanikja 6-vjeçe, Ashleen Mandrick thyen rekordin botëror – bëhet femra më e re që brenda dy jave arriti të ngjitet në majën e Kilimanxharos

Gjashtëvjeçarja Ashleen nga Britania e Madhe është bërë femra më e re, që ka arritur të ngjitet në majën e Kilimanxharos në Afrikë!

Ngjitja e kësaj vogëlushe të fuqishme Ashleen Mandrick ka habitur edhe alpinistët më me përvojë. Ajo madje ka refuzuar çfarëdo ndihme gjatë ngjitjes në 5.895 metra në Tanzani, transmeton Telegrafi.

Në maje të Uhurit arrijnë vetëm dy të tretat e atyre që synojnë ta bëjnë një gjë të tillë, kurse Ashleen duket se nuk e kishte ndjerë fare lodhjen, sa që pas ngjitjes së parë kishte vendosur që dy javë më vonë ta bëjë sërish.

Ajo shpreson që një ditë do të ngjitet edhe në majën e Everestit. Kjo vogëlushe nga qyteti i Sussexit ka qenë nën shoqërimin e të ëmës Victoria dhe vëllait 11-vjeç Nicolas.

Ashleen për herë të parë ishte ngjitur më 29 shtator, kurse për të dytën më 13 tetor. Ekspedita e saj e parë zgjati gjashtë ditë, e dyta pesë. /Telegrafi/