Telegrafi

Britanikja 11-vjeçe që u bë virale me shkopin me litar që e përdorte si luhatëse

Një video që është publikuar në rrjetet sociale të një vajze 11-vjeçe që goditet nga shkopi i lidhur me litar, është bërë viral.

Bëhet fjalë për Scarlett Bray e cila filmoi veten duke luajtur në oborrin e shtëpisë së gjyshërve në Bournemouth të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Në video shihet vogëlushja duke e përdorur shkopin me litar të lidhur në pemë si luhatëse, por në një moment ajo e hedhë shkopin – duke mos menduar gjatë se ishte i lidhur dhe do të rikthehet.

Pasi arrin të shmang përplasjen e parë, ajo megjithatë pëson një “goditje të lehtë” në fytyrë – duke harruar që litari vazhdonte të lëvizte.

Megjithatë ajo arriti të ngritet shpejt dhe t’i drejtohet kamerës së telefonit, duke treguar se goditja nuk ishte edhe aq e fuqishme sa që t’i shkaktojë lëndime të rënda. /Telegrafi/