Telegrafi

Britanikëve u bie sasia e antitrupave, studimi tregon se imuniteti i coronavirusit zgjatë më shkurt sesa që është menduar

Antitrupat kundër coronavirusit në mënyrë të shpejtë kanë rënë në mesin e britanikëve, ka treguar një studim i publikuar sot, që tregon se mbrojtja kundër COVID-19 zgjatë ndoshta më shkurt se që është menduar.

Shkencëtarët në kolegjin mbretëror të Londrës, kanë përcjell sasinë e antitrupave në mesin e britanikëve që nga vala e parë e coronavirusit nga marsi deri në prill, transmeton Telegrafi.

Studimi i tyre ka treguar se prania e antitrupave në organizmin e njeriut ka rënë nga gjashtë përqind në fund të qershorit, në vetëm 4.4 gjatë shtatorit.

Kjo shpjegon zvogëlimin e imunitetit tek qytetarët gjatë javëve të fundit, kur edhe ka ndodhur deri te rritja drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe. /Telegrafi/