Antitrupat kundër coronavirusit në mënyrë të shpejtë kanë rënë në mesin e britanikëve, ka treguar një studim i publikuar sot, që tregon se mbrojtja kundër COVID-19 zgjatë ndoshta më shkurt se që është menduar.
Shkencëtarët në kolegjin mbretëror të Londrës, kanë përcjell sasinë e antitrupave në mesin e britanikëve që nga vala e parë e coronavirusit nga marsi deri në prill, transmeton Telegrafi.
Studimi i tyre ka treguar se prania e antitrupave në organizmin e njeriut ka rënë nga gjashtë përqind në fund të qershorit, në vetëm 4.4 gjatë shtatorit.
Kjo shpjegon zvogëlimin e imunitetit tek qytetarët gjatë javëve të fundit, kur edhe ka ndodhur deri te rritja drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe. /Telegrafi/