Site icon Telegrafi

Britanikët zbulojnë planin dy miliardësh për një aeroplan luftarak – ai mund të fluturojë me pilot ose si një dron (Foto/Video)

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe ka zbuluar një plan për një aeroplan prodhim britanik, me vlerë prej 2 miliardë funtesh.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Gavin Williamson tha se aeroplani i konceptit “Tempest” ishte projektuar për të qenë në gjendje të fluturojë, ose me pilot, ose edhe si një dron.

Vizioni për një gjë të tillë vjen pasi Britania u përjashtua nga një projekt franko-gjerman për një aeroplan të ri luftarak.

Siç raportohet tutje, koncepti i aeroplanit është vënë së bashku nga firmat britanike duke përfshirë BAE Systems, Leonardo, MBDA dhe Rolls-Royce, të cilët janë bashkuar me RAF Rapid Capabilities Office për të formuar ‘Team Tempest’ për të ndjekur këtë mundësi.

Duke folur në Farnborough International Airshow, Williamson tha: “Tempest do të jetë një aeroplan i ardhshëm luftarak që do të ngre në një nivel tjetër forcat ajrore britanike. /Telegrafi/

Exit mobile version