Dy shoqe nga Britania janë bërë virale në TikTok, pasi që u maskuan si meshkuj në mënyrë që të spiunojnë partnerin e shoqes së tyre brenda një klubi nate.
Megan Pollicott videon e “hetimit” e bëri me shoqen e saj Maddie dhe e shpërndau në faqen e rrjetit social, ku mori shumë reagime, transmeton Telegrafi.
“U veshëm si meshkuj dhe u futëm brenda në klubin e natës, për të spiunuar të dashurin e shoqes tonë”, shkroi në videon qesharake Pollicott, e cila për më pak se 24 orë arriti t’i ketë më shumë se 2,3 milionë shikime.
Detektivja amatore videon e filloi me një “selfie”, për arsye se shikuesit e videos do e shihnin se si duket ajo në jetën e përditshme. /Telegrafi/
@meganpollicottx funniest night ever???? #HolidayModeActivated #fyp #trending #boys ♬ 450 – Bad Boy Chiller Crew